Eko Higjiena

Aktakuzë për rrezikim të trafikut publik

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit K.Z., për shkak të veprës penale “Rrezikim i trafikut publik”, i cili gjendet nën masën e paraburgimit, që nga data 06 korrik 2019.

Sipas aktakuzës, më 04 korrik 2019, rreth orës 22:55 minuta, në rrugën Uglarë-Malishevë, i pandehuri K.Z., ka rrezikuar trafikun publik, duke e vënë në rrezik jetën e njerëzve, ashtu që gjatë drejtimit të automjetit të markës ‘’Opel Vectra’’, ka shkaktuar aksident komunikacioni me fatalitet.

Aksidenti është shkaktuar për shkak të mos përshtatjes së lëvizjes së automjetit në vendbanim, ku shpejtësia e lejuar është 50 km/h, ndërsa i pandehuri ka lëvizur me shpejtësi prej 89 km/h, me ç’rast gjatë kalimit në kthesë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke kaluar në shiritin tjetër të lëvizjes, ku edhe ka goditur automjetin tjetër të markës “Mercedes”, të cilin e drejtonte tani i ndjeri G.S., ku nga goditja i njëjti ka marrë lëndime vdekjeprurëse, ndërsa lëndime të lehta trupore ka marrë nëna e tij, tani e dëmtuara F.S., si dhe bashkudhëtarët në automjetin e të pandehurit, tani të dëmtuarit B.Z., A.Z. dhe Z.Z.

KKVITI

Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.

Prokuroria me rastin e ngritjes së aktakuzës, ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan, që të pandehurin K.Z., ka shpallë fajtor për këtë vepër penale dhe t’i shqiptojë dënim plotësues – Ndalimin e drejtimit të automjetit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.