FIDANISHTJA

Aktakuzë për rrezikim të sigurisë në vendin e punës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve R.P., S.Q. dhe M.L., për shkak të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës. Sipas aktakuzës, i pandehuri R.P., si pronar, punëdhënës dhe person përgjegjës i firmës “Rehatia”, ka vepruar në kundërshtim me Ligjin e Punës dhe Ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, ashtu që nuk ka pasur të lidhur kontratë pune me punëtorin, tani të ndjerin B.E., nga fshati Ramjan, komuna e Vitisë dhe nuk ka krijuar kushte të sigurta të punës, me ç’rast derisa i ndjeri më 21 gusht 2019, duke punuar në një ndërtesë, në ndërtim e sipër, në afërsi të fshatit Shillovë, në Gjilan, së bashku me dy punëtorë tjerë, gjersa kishte qenë duke tërhequr një tub-gyp, për dërgimin e materialit për nivelizim të katit të fundit, përkatësisht kulmit të objektit, ka ardhur deri tek kontakti i tubit me telat e energjisë elektrike, me ç’rast si pasojë e kontaktit me rrymën, i ndjeri ka ndërruar jetë në vendin e punës.

Eco Higjiena

Gjithashtu, për këtë rast janë përgjegjës edhe të pandehurit S.Q. dhe M.L., të cilët si bashkëpronarë, investitorë dhe persona përgjegjës të firmës ‘’M&S Construction’’, kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, ashtu që si pasojë që nuk kanë krijuar kushte të punës dhe nuk kanë ndërmarrë masa për parandalimin e rreziqeve në punë, ka ndërruar jetë në vendin e punës, i ndjeri B.E./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.