ARKATANA

Aktakuzë për ngacmim seksual

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, sot, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit R.A., i cili gjendet nën masën e paraburgimit që nga data 11 maj 2019, pasi kishte ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura.

Sipas aktakuzës, më 11 maj 2019, rreth orës 8:15 minuta, në fshatin Pozheran, komuna Vitisë, i pandehuri R.A. (1979), ka ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura, në atë mënyrë që derisa ato shkonin në shkollë, i pandehuri me veturën e tij, i tejkalon, pastaj kthehet mbrapa duke iu thënë që të hynin në veturë për t’i dërguar në shkollë dhe se i njihte prindërit e tyre, të cilat fillimisht nuk pranojnë, mirëpo pas insistimit të tij, të miturat hyjnë dhe ulen mbrapa në veturë, me ç’rast i pandehuri e devijon rrugën dhe i ngacmon me fjalë.

Si pasojë e shqetësimit dhe pasigurisë, vajzat e mitura kërcejnë nga vetura deri sa ishte në lëvizje, ku edhe pësojnë lëndime trupore në gjunjë dhe këmbë, të cilat për shkak të lëndimeve detyrohen të kërkojnë ndihmë mjekësore, fillimisht në Shtëpinë e Shëndetit në Viti, e më pas edhe në Spitalin Regjional, në Gjilan.

KKVITI

Me këto veprime, i pandehuri R.A., ka kryer veprën penale “Ngacmimi seksual”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.