UBT

Aktakuzë për ndotje, degradim ose shkatërrim të mjedisit

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, pas zhvillimit të hetimeve, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve RR.V. dhe L.LL., për shkak të veprës penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”.

Sipas aktakuzës, që nga fillimi i vitit 2014, deri në muajin nëntor 2018, në oborrin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), në Novobërdë, të pandehurit si persona zyrtarë dhe në kundërshtim me ligjin, kanë bërë ndotjen dhe degradimin e ajrit, ujit dhe tokës.

Të njëjtit, duke u koordinuar mes vete dhe pa leje nga organet kompetente, si dhe duke angazhuar edhe personel tjetër nga QKMF-ja, kanë bërë asgjësimin e mbetjeve medicinale dhe barnave të llojeve të ndryshme me afat të skaduar, duke i djegur, me ç’rast si pasojë e kësaj është shkaktuar rrezik i madh për jetën dhe shëndetin e njerëzve, botën bimore dhe shtazore.

United Hospital

Prokuroria, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit t’i shpallë fajtorë për këtë vepër penale dhe të njëjtit t’i gjykojë sipas ligjit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.