RCCOLA

Aktakuzë për mos përfillje të Gjykatës dhe ngacmim

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme.

Fundamenti

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit:
Ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale ’’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mos përfillja e gjykatës”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”./rajonipress/