KKVITI

Aktakuzë për mashtrim

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Departamenti i Përgjithshëm, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit F.H., për shkak të veprës penale “Mashtrimi”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri F.H., më 12 dhjetor 2018, në Gjilan, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, ka mashtruar të dëmtuarin E.H., në atë mënyrë që nga ai, në periudhën kohore prej datës 02 nëntor – 12 dhjetor 2018, ka marrë me qira veturën e markës Golf 6, ku pas skadimit të kontratës, nuk e ka kthyer fare veturën, por të njëjtën ia ka shitur të dëmtuarit B.S., në Ferizaj, në shumë prej 7,400 euro, duke i premtuar që pas dy jave do t’ia bënte transferin e dokumenteve të veturës dhe pasi ka pranuar paratë, më nuk iu është lajmëruar asnjëherë.

FIDANISHTJA

Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka kryer veprën penale të sipërshënuar.

Prokurori i shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës kompetente në Gjilan, që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprën penale e cila i vihet në barrë thuhet në njoftimin e prokurorisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.