GRANDEMALL

Aktakuzë për mashtrim

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Ramadan Vrella nga Suhareka, pasi që për përfitim të kundërligjshëm pasuror, i shkaktoi dëm material të dëmtuarit Fahri Miftari nga Verbani i Vitisë në shumë prej 1.150 euro.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Ramadan Vrella më 29 tetor 2019, në komunën e Vitisë, përmes paraqitjes së rreme, duke fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, ka mashtruar të dëmtuarin Fahri Miftari, në atë mënyrë që përmes rrjetit social “Facebook”, kontakton me të, duke u paraqitur si pronar i një firme nga Zvicra dhe se është duke kërkuar punëtor, mirëpo për t’ia rregulluar dokumentet i kërkon të holla, të cilat i njëjti ia paguan përmes “Western Union”, në shumë prej 1.150 euro, ndërsa pasi pranon të hollat më nuk i përgjigjet, me ç’rast të njëjtin e ka dëmtuar për shumën e lartshënuar.

Fundamenti

Me këto veprime, i pandehuri Ramadan Vrella, ka kryer veprën penale “Mashtrimi”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.