Hidromorava

Aktakuzë për lëndim të lehtë trupor dhe asgjësim apo dëmtim të pasurisë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, departamenti për krime të përgjithshme, ka ngritur aktakuzë, ndaj të pandehurve F.D., SH.I., A.M., F.R., dhe V.H., të cilët gjenden nën masën e arrestit shtëpiak që nga data 19 dhjetor 2018. Sipas aktakuzës, më 19 dhjetor 2018, në kafiterinë “Maroa”, në Gjilan, të pandehurit F.D., SH.I. dhe A.M., nën ndikimin e alkoolit, i kanë shkaktuar lëndime trupore të pandehurve tjerë F.R. dhe V.H., në atë mënyrë që fillimisht fjalosen, pastaj i gjuajnë me shishe dhe i godasin me grushte dhe shqelma në pjesë të ndryshme të trupit, duke i’u shkaktuar lëndime trupore.

Po ashtu, edhe të pandehurit F.R. dhe V.H., i godasin të pandehurit e lartshënuar me shishe, grushte dhe shqelma, duke i’u shkaktuar lëndime trupore, për të cilat kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Në këtë mënyrë, kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

FIDANISHTJA

Ndërsa, të pandehurit F.D., SH.I., A.M., dhe F.R., akuzohen edhe për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, për shkak që të njëjtit pasi janë dërguar për ndihmë mjekësore, në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan, fillojnë përsëri të rrahën brenda sportelit, ku si pasojë edhe dëmtojnë orenditë dhe vulat e Spitalit.

Prokuroria me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë për veprat penale të cilat i’u vihen në barrë thuhet në njoftimin e prokurorisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.