UBT

Aktakuzë për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit XH.E., për shkak të veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

Sipas aktakuzës, më 6 shkurt 2020, në shkollën fillore “Dëshmorët e Kombit”, në fshatin Livoq i Ulët, komuna Gjilan, i pandehuri XH.E., si mësimdhënës, ka keqpërdorur detyrën dhe autorizimet zyrtare, në atë mënyrë që derisa ishte duke mbajtur orën e mësimit, fillimisht e pyet të miturin F.B., se pse nuk i kishte flokët, pastaj kërkon nga ai që të merr një karrige dhe në prani të nxënësve të tjerë ia pren flokët, ku pas reagimit nga i mituri, i njëjti kishte filluar që ta fyente.

ARKATANA

Gjithë ngjarja ishte incizuar nga një nxënës i klasës, i cili pastaj e kishte shpërndarë videon nëpër rrjetet sociale, ndërsa, prokuroria pas publikimit të kësaj video, sipas detyrës zyrtare ka filluar hetimet lidhur me këtë çështje penale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.