FIDANISHTJA

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.E., për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, në muajin Janar të vitit 2018, në fshatin Pozheran, komuna e Vitisë, i pandehuri A.E., si person zyrtar në pozitën e Këshilltarit të Kryetarit të komunës së Kllokotit, duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare, me qëllim të përfitimit material dhe shkaktimit të dëmit të operatorit ekonomik “NTP Blina”, ka tejkaluar kompetencat e tij, në atë mënyrë që arrin marrëveshje verbale me përfaqësuesin e operatorit të lartcekur që të vendosë inventarë në objektin e ri të komunës, duke i premtuar se më vonë do të zbatohen procedurat ligjore dhe do të bëhet pagesa nga komuna e Kllokotit.

Mobi Casa

Përfaqësuesi i operatorit ekonomik ka vendosur gjithë inventarin e porositur në objektin e ri të komunës së Kllokotit dhe deri më tani nuk është realizuar asnjë pagesë nga komuna, me ç’rast të njëjtit i është dëm material në vlerë prej 4.460 euro.

Me këto veprime, i pandehuri A.E., ka kryer veprën e sipërshënuar penale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.