KKVITI

Aktakuzë për dhunë në familje

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit V.Z., për shkak të veprës penale “Ngacmimi”. Sipas aktakuzës, në kohë të papërcaktuar e deri më 28 tetor 2018, në komunën e Gjilanit, i pandehuri V.Z., në vazhdimësi, me dashje, me qëllim të ngacmimit, nën ndikimin e alkoolit dhe për shkak të xhelozisë, i ka shkaktuar frikë dhe shqetësim të madh emocional bashkëshortes e tij, të dëmtuarës R.Z., në atë mënyrë që pasi e dëmtuara refuzon të kenë marrëdhënie intime, i njëjti fillon t’a fyejë dhe kërcënojë me fjalë në prani të fëmijëve se, do ta rrahë, do ta vrasë, deri në momentin kur vajza e tyre duke qarë i lutet që të mos shkaktonte probleme.

I pandehuri ka pranuar që edhe më parë ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes, për të cilat ajo kishte kërkuar edhe tretman mjekësor.

FIDANISHTJA

Prokuroria ka kërkuar nga gjykata kompetente në Gjilan, që të pandehurin t’a shpallë fajtor për këtë vepër penale dhe ndaj tij të shqiptojë sanksion penal, me të cilin do të arrihej qëllimi i dënimit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.