Mobi Casa

Aktakuzë për dhunë në familje

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Departamenti i Përgjithshëm, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë, pranë Gjykatës Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurit B.SH, për shkak të dhunës në familje, i cili gjendet nën masën e paraburgimit që nga data 28 nëntor 2018.

Sipas aktakuzës, më 28 nëntor 2018, në Gjilan, i pandehuri me dashje dhe qëllim të dëmtimit të integriteti trupor të bashkëshortes së tij, të dëmtuarës M.SH, ka shkaktuar dhunë në familje, duke përdorur dhunë psikike dhe fizike, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje verbale mes tyre, i pandehuri revoltohet dhe në prani të fëmijëve fillimisht e fyen me fjalë, pastaj e godet me grushte në kokë dhe fytyrë, e shtrëngon në fyt dhe në një moment e merr një mashë të stufës dhe me të e godet në kokë, me ç’rast e njëjta rrëzohet pa ndjenja, në dysheme.

E dëmtuara, si pasojë e goditjeve të marra ka pësuar lëndime të dukshme trupore, të cilat janë evidentuar edhe në raportin mjekësor, të lëshuar nga Emergjenca e Spitalit të Përgjithshëm, në Gjilan.

ARKATANA

Me këto veprime, ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Prokurori i shtetit, i ka propozuar gjykatës, që të pandehurit t’ia vazhdojë masën e paraburgimit, për shkak që ende nuk kanë pushuar arsyet ligjore për të cilat është caktuar kjo masë dhe gjithashtu kjo është propozuar edhe nga e dëmtuara.

Po ashtu, prokuroria ka kërkuar që i njëjti të shpallet fajtor për veprën penale, e cila i vihet në barrë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.