KKVITI

Aktakuzë ndaj të pandehurve që tentuan të kontrabandonin dy persona në Zvicër

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve E.S. dhe A.B., për shkak të veprës penale “Kontrabandim me migrantë”. Sipas aktakuzës, më 21 dhjetor 2018, në pikën kufitare Dheu i Bardhë, të pandehurit E.S. dhe A.B., në bashkëveprim, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë financiar, kanë tentuar të kryejnë kontrabandim me migrantë, në atë mënyrë që paraprakisht i pandehuri A.B., kishte kontaktuar me të dëmtuarit L.T. dhe T.TH., për dërgimin e tyre në shtetet perëndimore, përkatësisht në shtetin e Zvicrës.

Për këto shërbime, i dëmtuari T.TH. duhej të paguante shumën prej 3,500 euro, ndërsa i dëmtuari L.M., të paguante shumën prej 4,000 euro, pasi që të arrinin në shtetin e Zvicrës.

I pandehuri A.B., në datën e lartshënuar, i kishte sjellë të dëmtuarit deri tek restorant “Victoria”, afër vendit të quajtur “Crep”, në Kamenicë, ku pastaj nga aty për në Serbi, i kishte shoqëruar i pandehuri tjetër E.S., por që në pikën kufitare Kosovë – Serbi janë hetuar nga policia e Kosovës dhe janë kthyer në Kosovë.

Fundamenti

Me këto veprime, të pandehurit kanë kryer veprën e lartshënuar penale, e cila ka ngelur në tentativë.

Prokuroria, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit t’i shpallë fajtorë për këtë vepër penale dhe t’iu shqiptojë sanksion penal me të cilin do të arrihej qëllimi i dënimit thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.