UBT

Aktakuzë ndaj të pandehurit që vuri në qarkullim barëra me afat të skaduar

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit B.K., pasi që vuri në qarkullim barëra të dëmshme mjekësore.

Sipas aktakuzës, i pandehuri, më 22 shkurt 2019, në barnatoren “Greta Pharm”, në komunën e Kamenicës, ka shpërndarë produkte të dëmshme mjekësore, në atë mënyrë që gjatë kontrollimit nga Inspektorati Farmaceutik i Ministrisë së Shëndetësisë, u konstatua se i pandehuri ka vënë në qarkullim një sasi të konsiderueshme të barërave pas datës së skadimit dhe pa banderolla, të cilat janë të dëmshme për shëndet.

Gjithashtu, i pandehuri, në mënyrë të kundërligjshme ka ushtruar veprimtarinë farmaceutike, ashtu që pa kualifikim adekuat profesional, ka ofruar shërbime farmaceutike, edhe përkundër faktit që me profesion ishte ekonomist.

KKVITI

Me këto veprime, i pandehuri ka kryer veprat penale: “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore” dhe “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore apo farmaceutike”.

I pandehuri B.K., ka qenë nën masën e arrestit shtëpiak që nga data 22 shkurt 2019, deri më 13 mars 2019./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.