Eko Higjiena

Aktakuzë ndaj të pandehurit që ngacmoi të miturën 14 vjeçare

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit B.J. (1993), për shkak të veprës penale “Ngacmimi”, i cili gjendet nën masën e paraburgimit që nga data 25 janar 2019.

Sipas aktakuzës, më 23 – 25 janar 2019, në Gjilan, i pandehuri B.J., me veprimet e tij, me qëllim të frikësimit, me dashje dhe me përdorimin e kërcënimit se do të zbulojë diçka që mund të dëmtojë nderin ose autoritetin e tjetrit, e ka shqetësuar të miturën e moshës 14 vjeçare, tani të dëmtuarën A.D., në atë mënyrë që përmes rrjetit social Whats App, ka kërkuar nga ajo që të takohen dhe të kenë marrëdhënie intime, ose në të kundërtën ai do t’i zbulonte dhe publikonte disa fotografi, në të cilat ajo kishte dalë e zhveshur, me ç’rast me këto veprime te e dëmtuara ka shkaktuar pasiguri, frikë dhe shqetësim të madh emocional.

FIDANISHTJA

Prokuroria, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës, që të pandehurit t’i vazhdohet masa e paraburgimit dhe i njëjti të shpallet fajtor për këtë vepër penale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.