ARKATANA

Aktakuzë ndaj të pandehurit që në vazhdimësi rrahu të dashurën e tij

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit L.Z. (1994), i cili gjendet nën masën e arrestit shtëpiak që nga data 25 janar 2019, pasi që në vazhdimësi kishte rrahur të dashurën e tij.

Sipas aktakuzës, më 24 janar 2019, në fshatin Kufcë, komuna Gjilan, i pandehuri L.Z., me veprimet e tij, me dashje dhe në vazhdimësi, ka përdorur dhunë psikike dhe fizike ndaj të dashurës së tij, të dëmtuarës A.I., ashtu që pasi me veturën e tij arrijnë në dalje të fshatit, i njëjti me një shufër metalike e godet në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit.

Gjithashtu, më 25 janar 2019, duke udhëtuar në drejtim të Prishtinës, i pandehuri përsëri përdorë dhunë fizike ndaj saj, duke e goditur disa herë me grushte në kokë dhe trup, ku pasi arrijnë në Prishtinë, e dëmtuara arrin që të largohet nga i pandehuri, me ç’rast edhe e paraqet rastin në polici dhe për shkak të lëndimeve të marra detyrohet të kërkojë ndihmë mjekësore fillimisht në QKUK, në Prishtinë, e më pas edhe në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan.

Mobi Casa

Me këto veprime, i pandehuri në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Prokuroria, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin t’a shpallë fajtor për veprën penale e cila i vihet në barrë dhe të njëjtit t’i shqiptojë sanksion penal me të cilin do të arrihej qëllimi i dënimit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.