Fundamenti

Aktakuzë ndaj të pandehurit që mbajti të lidhur me zinxhirë vajzën e tij 10 vjeçare

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë, ndaj të pandehurit F.R., i cili gjendet nën masën e paraburgimit që nga data 29 mars 2019, për shkak se mbajti të lidhur me zinxhirë, vajzën e tij 10 vjeçare. Sipas aktakuzës, nga gjysma e muajit mars, deri më 29 mars 2019, në fshatin Pasjak komuna e Novobërdës, i pandehuri F.R., në shtëpinë familjare, me dashje dhe me qëllim të pamundësimit të lëvizjes së lirë, ka mbajtur të lidhur vajzën e tij 10 vjeçare, me një zinxhirë të shkurtë metalik, duke ia lidhur të dy këmbët, të cilën nuk e ka zgjidhur edhe përkundër kërkesave të saj, por e ka mbajtur me forcë të mbyllur brenda shtëpisë.

I pandehuri e ka mbajtur të lidhur vajzën e tij deri atëherë kur në shtëpinë e tyre kanë shkuar një komision nga shkolla, për shkak të shqetësimit se e mitura nuk vijonte mësimin, me ç’rast të njëjtën e kanë gjetur të lidhur dhe e kanë raportuar rastin.

Uji Dea

Në këtë mënyrë, i njëjti ka kryer veprën penale “Privim i kundërligjshëm i lirisë” .

Prokurorja e rastit, ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan, që i pandehuri të shpallet fajtor për këtë vepër penale dhe ndaj tij të shqiptohet sanksion penal, me të cilin do të arrihej qëllimi i dënimit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.