FIDANISHTJA

Aktakuzë ndaj të pandehurit që aksidentalisht vrau bashkëshorten e tij

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se sot, pranë Gjykatës kompetente në Gjilan, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Jakup Jakupi, për shkak të veprave penale, “Vrasja nga pakujdesia” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Sipas aktakuzës, më 01 janar 2019, rreth orës 00:10 minuta, në fshatin Selishtë, komuna Gjilan, i pandehuri Jakup Jakupi, nga pakujdesia ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, të ndjerën Zahide Jakupi, në atë mënyrë që derisa ka qenë duke festuar fillimin e festës së Vitit të Ri 2019, duke shtënë në ajër me armën e tij të gjuetisë, e njëjta është bllokuar dhe nuk ka shkrepur, me ç’rast duke tentuar ta rregullonte, e njëjta ka shkrepur dhe në një distancë prej 1-2 metra, e ka goditur të ndjerën në pjesën e epërme të shpindës, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

Me këto veprime, i pandehuri ka kryer veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”.

Eco Higjiena

Gjithashtu, i njëjti, pa leje dhe në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët, ka mbajtur në pronësi armën e gjuetisë, të markës Hungarian Sumbachine Gun, model 53.

Në këtë mënyrë, akuzohet edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës, që i pandehuri të shpallet fajtor për këto vepra penale dhe të dënohet sipas Ligjit, si dhe të njëjtit t’i konfiskohet arma e gjuetisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.