Uji Dea

Aktakuzë ndaj personave që shantazhuan doktorin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, pas zhvillimit të hetimeve ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve F.K. dhe M.K., për shkak të veprës penale “Shantazhi”.

Sipas aktakuzës, më 14 nëntor 2018, në ordinancën e Pulmologjisë, në Spitalin Regjional në Gjilan, e pandehura F.K., me dashje ka ndërmarrë veprime për të kryer këtë vepër penale, në atë mënyrë që fillimisht shkon në ordinancën e të dëmtuarit E.E., për t’u kontrolluar, pastaj e provokon duke e prekur në pjesë intime dhe veprimet e saj i inçizon me telefon, të cilin inçizim pastaj i’a jep bashkëshortit të saj.

Hidromorava

I pandehuri M.K., me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, fizikisht dhe përmes telefonit, e ka kanosur të dëmtuarin, se nëse ai nuk ia jep 2.000 (dymijë) euro, i njëjti do t’ia zbulonte një video inçizim, i cili do të dëmtonte nderin dhe autoritetin e të dëmtuarit, me ç’rast fillimisht i’a merr 1.000 (njëmijë) euro, e më pas i kërkon edhe pjesën tjetër të të hollave, e që të njëjtat i dëmtuari i’a jep më 19 nëntor 2018, në një kafiteri, ku edhe kapet në flagrancë së bashku me bashkëshorten e tij, nga ana e zyrtarëve policor.

Prokuroria ka kërkuar nga gjykata, që të pandehurit të shpallen fajtorë për veprën penale, e cila i’u vihet në barrë dhe të njëjtëve t’iu shqiptojë sanksion penal, me të cilin do të arrihej qëllimi i dënimit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.