Aktakuzë ndaj Limajt e 6 të tjerëve për krim të organizuar e korrupsion

/ 1 minutë lexim

Prishtinë – Një prokuror special i EULEX-it i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë kundër Fatmir Limajt dhe gjashtë bashkë të pandehurve të tjerë për krim të organizuar dhe vepra të tjera, të lidhura me korrupsionin në çështjen e Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomunikacionit.

Veprat penale për të cilat akuzohen kanë ndodhur gjatë periudhave mes vitit 2008 dhe 2010; ndërsa në lidhje me pastrimin të parave mes vitit 2009 dhe 2012.

Hidromorava

Të pandehurit Fatmir Limaj, Florim Lima, Demir Lima, Endrit Shala, Nexhat Krasniqi, Florim Zuka dhe Gani Zogaj akuzohen, mes tjerash, për manipulimin e procedurave të tenderëve, dhënien dhe marrjen e ryshfetit dhe pengimin e mbledhjes së provave dhe dëshmive në lidhje me tre tenderë në MTPT, për përfitime personale dhe/apo materiale. Dëmi ndaj buxhetit të MTPT-së llogaritet të jetë rreth dy milionë euro.

Fatmir Limaj akuzohet gjithashtu për mosdeklarimin e parave në kohën që garonte për zgjedhjet komunale të Prishtinës në vitin 2007 si dhe për vepra të tjera penale.(koha)