Uji Dea

Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të komunës së Kllokotit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurve B.D. dhe G.M., për shkak të veprës penale “Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit, nga data 01 shkurt 2018, 15 mars 2018 dhe në maj të vitit 2018, në komunën e Kllokotit, me dashje, për shkak të bindjeve politike u kanë mohuar të dëmtuarve të drejtat e përcaktuara me Kushtetutë dhe ligjin e punës, ashtu që për shkak se të dëmtuarit nuk kanë pasur bindje të njëjta politike, me të pandehurit B.D. dhe G.M. dhe kanë përkrahur një tjetër subjekt politik, sapo i pandehuri B.D. merr postin e kryetarit të komunës së Kllokotit, emëron të pandehurin tjetër G.M., drejtor të arsimit, me ç’rast në bashkëveprim ushtrojnë presion tek të dëmtuarit që të japin dorëheqje.

Në këtë mënyrë të njëjtit, pa respektuar procedurat e parapara me kontratën kolektive dhe ligjin e punës, në mënyrë selektive u kanë ndërprerë katërdhjetë (40) punëtorëve arsimor dhe dhjetë (10) punëtorëve shëndetësor marrëdhënien e punës, në komunën e Kllokotit, kinse për shkak të kontratave të kundërligjshme, mospërmbushjes së detyrave, shkurtimit buxhetor etj., pa asnjë procedurë disiplinore dhe pa paralajmërim, përkundër asaj që të njëjtit kishin kontrata valide.

FIDANISHTJA

Përpos tjerash, të njëjtit pa eliminuar shkeljet, më 14 mars 2018, kanë shpallur konkurs, duke pranuar punëtorë sipas bindjeve të tyre politike, duke iu shkelur, mohuar dhe kufizuar të dëmtuarve të drejtat e parapara me ligjin e punës.

Prokurori i rastit, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit t’i shpallë fajtor për këtë vepër penale, e cila iu vihet në barrë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.