KKVITI

Aktakuzë kundër të pandehurve për vrasjen në komunën e Vitisë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve B.I., S.I., F.I., I.I. dhe H.I., të cilët janë përfshirë në vrasjen në komunën e Vitisë dhe kundër të pandehurit E.I., për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, të cilët gjenden nën masën e paraburgimit që nga data 03 maj 2019. Sipas aktakuzës, më 02 maj 2019, rreth orës 09:30 minuta, në fshatin Sadovinë e Çerkezëve, të pandehurit B.I., S.I., F.I., I.I. dhe H.I., në bashkëkryerje dhe me dashje, për motive pasurore-pronësore, kanë privuar nga jeta tani të ndjerin M.I., në atë mënyrë që fillimisht shkojnë për të punuar në pronën kontestuese, e cila gjendet në afërsi të shtëpisë së të ndjerit dhe në momentin që i ndjeri së bashku me familjarët e tij dalin që të bisedojnë për të arritur marrëveshje, të pandehurit refuzojnë, pastaj vazhdojnë t’i fyejnë dhe me mjete të forta si drunjë dhe shufra metalike, e godasin të njëjtin në pjesë të ndryshme të trupit, me ç’rast nga familjarët fillimisht dërgohet në Shtëpinë e Shëndetit në Viti, pastaj në Spitalin Regjional në Gjilan, ndërsa pas transferimit në QKUK, në Prishtinë, konstatohet vdekja e tij.

Në bazë të raportit të autopsisë, vdekja e të ndjerit ka ardhur si rrjedhojë e gjakderdhjes masive në kokë dhe e thyerjes së kockave të kafkës. Po ashtu, të pandehurit iu kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore edhe të dëmtuarve K.I., E.I., A.I. dhe R.I.”

FIDANISHTJA

Në këtë mënyrë të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Ndërsa, i pandehuri E.I., akuzohet për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, pasi që me dashje, me lopatë i ka goditur të pandehurit I.I. dhe F.I., të cilëve iu ka shkaktuar lëndime të lehta trupore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.