United Hospital

Aktakuzë kundër të pandehurit që shkaktoi aksident me fatalitet

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Q.E., pasi që i njëjti shkaktoi aksident trafiku, si pasojë e të cilit një person ka humbur jetën.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Q.E., më 30 nëntor 2019, në Gjilan, nga pakujdesia, ka rrezikuar trafikun publik, duke e vënë në rrezik jetën e njerëzve, ashtu që duke drejtuar automjetin e tij të markës ‘’Ford Connect’’, si pasojë e tejkalimit të pasigurtë dhe mosmbajtjes së distancës së mjaftueshme anësore, ka goditur të ndjerin E.H., i cili në komentin kritik kishte qenë duke lëvizur me biçikletë, në drejtim të njëjtë me lëvizjen e automjetit.

ARKATANA

I njëjti pas goditjes përplaset në rrugë, duke pësuar lëndime të rënda trupore, për të cilat ka kërkuar ndihmë mjekësore fillimisht në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan, pastaj në QKUK, në Prishtinë, me ç’rast pas trajtimit mjekësor nga plagët e marra ka ndërruar jetë.

Me këto veprime, i pandehuri ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.
I pandehuri gjendet nën masën e arrestit shtëpiak që nga data 30 nëntor 2019./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.