FIDANISHTJA

Aktakuzë kundër Burim Sejdiut për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Burim Sejdiu, për kryerjen në tentativë të veprës penale: “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, nga neni 143 par. 2 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I pandehuri Sejdiu dyshohet se me dashje që t’i bashkohet organizatës terroriste “ISIS”, në luftën në Siri, ka blerë tre bileta të aeroplanit për të udhëtuar në relacionin Prishtinë – Stamboll, me qëllim që nga Stambolli, me autobus, të udhëtojë në qytetin turk Gaziantep, e pastaj personat N.N do ta dërgonin në qytetin Raka të Republikës Arabe të Sirisë, për t’iu bashkuar luftëtarëve të ISIS-it.

Më 1 gusht 2014, rreth orës 11:00, gjatë kontrollit të pasaportave nga ana e Policisë së Kosovës, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Policia e Kosovës e ka ndaluar të pandehurin së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e tyre.

Fundamenti

Ndërmarrja e këtyre veprimeve tregon se dashja e tij për t’iu bashkuar organizatës terroriste “ISIS”, ka mbetur në tentativë, për shkak të pengesës që i kanë bërë Policia e Kosovës, që të mos udhëtojë nga Prishtina për në Stamboll.

Andaj në veprimet e tij manifestohen elementet e veprës penale: “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, në tentativë, nga neni 143 par. 2 lidhur më nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Aktakuza është ngritur nga prokurori vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor i pandehuri, për veprën penale që i vihet në barrë, të shpallet fajtor dhe të gjykohet sipas ligjit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.