ARKATANA

Aktakuzë kundër 4 personave për cenim të përcaktimit të lirë të votuesve dhe dhënie ose marrje të ryshfetit lidhur me votimin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzën kundër të pandehurve M.K., A.D., A.T. dhe Xh.B., për shkak të veprave penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve” dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit lidhur me votimin”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, të pandehurit M.K. dhe A.D., më 16 Tetor 2021, rreth orës 18:30 minuta në Kllokot, kanë cenuar përcaktimin e lirë të votuesve, duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë ekonomike të votuesit-tani të pandehurit Xh.B., në këmbim të votave.

Në këtë mënyrë, të pandehurit M.K. dhe A.D., kanë kryer veprën penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”, të KPRK-së.

Uji Dea

Ndërsa, i pandehuri A.T., i ka dhënë para në shumë prej 200 € të pandehurit Xh.B., me qëllim që i njëjti të siguronte 10 vota për kandidat për kryetar të komunës së Kllokotit.

Me këto veprime, i pandehuri A.T., ka kryer veprën penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit lidhur me votimin”, të KPRK-së.

Gjithashtu edhe i pandehuri Xh.B, akuzohet për veprën penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit lidhur me votimin”, pasi ka pranuar para në vlerë prej 200 €, nga i pandehuri A.T./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.