Aktakuzat, para konstituimit të Gjykatës Speciale
SIFT tashmë e ka gati aktakuzën kundër ish-ushtarëve të UCK-së, që kanë dalë nga hetimi I bërë pas publikimit të raportit të senetaorit Dick Marty. Një burim i gaztës ka thënë se të ketë bazë të mjaftueshme legale për t’i ngritur aktakuzat, sapo të hyjë në fuqi Ligji mbi Gjykatën Speciale dhe sapo të kalohet në Kuvend marrëveshja me Holandën, lidhur me zyrën që kjo Gjykatë do të këta atje.
Miratimi i Ligjit mbi Gjykatën Speciale dhe arritja e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës e Holandës do të plotësojnë kushtet për ngritjen e aktakuzave që janë produkt i hetimit të rasteve të dala nga raporti i senatorit Dick Marty, i cili përmban supozime për krime të kryera nga UÇK-ja.
Aktakuzat nuk do të mbeten peng i konstituimit të kësaj gjykate.
Ato tashmë janë gati, ngaqë prej kohësh janë përgatitur nga Task-Forca Speciale Hetuese (SITF), e themeluar në 2011-n nga Këshilli i Bashkimit Evropian.
Një burim i gazetës “Koha Ditore” ka thënë se shpallja e aktakuzave do të bëhet shumë shpejt.
“Ka bazë të mjaftueshme legale për t’i ngritur ato, menjëherë pasi të hyjë në fuqi Ligji mbi Gjykatën Speciale dhe pasi të kalohet në Kuvend marrëveshja me Holandën, lidhur me Zyrën që kjo gjykatë do ta ketë atje, e ku do të dëgjohen dëshmitarët, por edhe ku do të trajtohen dosjet dhe shkresat e ndjeshme”, ka thënë ky burim..


