Fundamenti

Aktakuzat e para, deri në fund të vitit

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Nëse brenda gjashtë muajve Gjykata Speciale arrin të kompletohet me stafin e nevojshëm dhe arrin t’i sigurojë mjetet financiare, pritet që aktakuzat e para ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, t’i ngrejë në fund të vitit 2016, eventualisht në fillim të vitit 2017.

Gjykata Speciale pritet që aktakuzat e para ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, t’i ngrejë në fund të vitit 2016, eventualisht në fillim të vitit 2017. Kjo do të ndodhë nëse brenda gjashtë muajve Gjykata Speciale arrin të kompletohet me stafin e nevojshëm dhe arrin t’i sigurojë mjetet financiare. Presidentja Atifete Jahjaga ka ratifikuar marrëveshjen me Holandën, shtet ky në të cilin do të vendoset Gjykata Speciale.

Fundamenti

E para e shtetit, e ka ratifikuar marrëveshjen me Holandën në bazë të kompetencave të saj kushtetuese për ratifikim të marrëveshjeve duke u bazuar në nenin 18, paragrafi 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenin 10, paragrafi 4 të Ligjit për Marrëveshjet Ndërkombëtare, si dhe në nenin 4, paragrafi 3 të Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik. “Me ratifikimin e kësaj Marrëveshjeje, krahas ratifikimit më 4 shkurt 2016 të “Marrëveshjes së përkohshme ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës mbi organizimin e institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës i zhvendosur në Holandë”, Kosova përmbush të gjitha obligimet e saj ndërkombëtare që lidhen me themelimin e Gjykatës Speciale”, thuhet në komunikatën e Presidencës./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.