Hidromorava

Aktakuza të ngritura për vjedhje të rënda dhe detyrime financiare

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. Gjithashtu, nga kjo prokurori janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave, për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Lëndim i lehtë trupor”, si dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza, kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për vepra të ndryshme penale.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave. Njëra kërkesë është paraqitur, ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”, ndërsa kërkesa tjetër është paraqitur ndaj një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

UBT

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjithsej pesëmbëdhjete (15) aktakuza, kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave.
Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër pesë (5) personave:
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit
të rrezikshëm”
Një (1) aktakuzë, kundër katër (4) personave, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Ndërsa, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave:
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhunë në familje”
Gjashtë (6) aktakuza, kundër (6) personave, për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale”Mos raportimi ose raportimi
i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve
financiare”.
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale”Zjarrëvënia”
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar” thuhet në njoftimin e Prokurorisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.