KKVITI

Aktakuza të ngritura për kanosje, dhunë në familje, ngacmim seksual

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, gjashtë (6) persona, ka parashtruar një (1) për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, si dhe, janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar tre (3) persona për shkak të veprës penale “Vjedhja”, kurse, tre (3) persona janë ndaluar për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor dhe Lëndim i rëndë trupor”.

Fundamenti

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave për shkak të veprës penale “Kontrabandimi me mallra”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave dhe atë për shkak të veprave penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një ( 1) personi për shkak të veprës penale “Kanosja“,
Një (1) aktakuzë kundër një ( 1) personi për shkak të veprës penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”,
Një (1) aktakuzë kundër një ( 1) personi për shkak të veprës penale “ Ngacmimi seksual”./rajonipress/