RCCOLA

Aktakuza për posedim droge, lëndime trupore dhe dhunë në familje

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore Gjilan
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm: ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Uji Dea

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e Shërbimeve”./rajonipress/’