Mobi Casa

Aktakuza ndaj Hasanit, tregon se Kushtetuesja ishte e kapur nga shteti

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se aktakuza për ish kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasanin, tregon se kjo gjykatë ishte e kapur nga shteti.

Ai në një konferencë për media ka thënë se falsifikimi i nxjerr nga Gjykata Kushtetuese lidhet me vazhdimin e mandatit të gjyqtarëve ndërkombëtarë që ka qenë në kundërshtim me Kushtetutën.

“Me këtë dëshmohet se si Gjykata Kushtetuese është kapur nga pushteti dhe drejtuesi i saj Enver Hasani nën drejtimin e së cilit janë marr shumë vendime të rëndësishme për vendin”, ka thënë Ymeri, raporton lajmi.net.

Mobi Casa

Ai ka përmendur edhe presidenten si shkelëse të Kushtetutës e cila pa miratimin e Kuvendit ua ka vazhduar mandatin këtyre gjyqtarëve. Ymeri ka thënë se në këtë rast, po ashtu, ka qenë i përfshirë edhe shefi i misionit të BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, duke bërë shkelje të rregullit diplomatike.

Ymeri ka përmendur edhe disa raste të marra nga Gjykata Kushtetuese e udhëhequr nga Hasani e njëri prej tyre edhe ai i 26 gushtit vitit 2014 për çështjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës i cili sipas tij pamundësojë formimin e Qeverisë./lajmi.net

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.