Aksionit ta pastrojmë Kosovën, masovikisht i bashkëngjitet edhe Gjilani

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Ndonëse Gjilani njihet si qyteti më i pasur në Kosovë ky aksion ka simbolikën e vet, sepse i bashkangjitemi iniciativës për pastrimin e Kosovës që është në nivel vendi dhe shumë shteteve të botës, poashtu edhe për vetëdijesimin e qytetarëve për ta ruajtur pastërtinë e qytetit ka thënë Mensur Morina.

Në Komunën e Gjilanit ka nisur aksioni “Ta pastrojmë Kosovën”, të cilit iu kanë bashkangjitur drejtor të drejtorive komunale, kompani regjionale, të rinjtë, nxënësit, të mbështetur nga Forca e Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës dhe qytetarë të shumtë në qytet dhe nëpër fshatra.

Koordinatori lokal i aksionit, Mensur Morina, ka thënë se përkundër që Gjilani njihet për pastërti në nivel vendi, aksioni ka nisur që nga ora 10:00, të cilit iu kanë bashkangjitur një numër i madh i qytetarëve, nxënësve dhe struktura udhëheqëse komunale.

Uji Dea

Ky aksion është mbështetur fuqishëm nga Institucionet komunale dhe FSK-ja nëpër shumë lokacione të Komunës. FSK është përqendruar tek shkollat e mesme, tek Spitali Regjional i Qytetit te varrezat e Dëshmorëve etj. Të gjitha institucionet në Komunën e Gjilanit i janë përgjigjur ftesës për të bërë pastrimin e qytetit dhe fshatrat.

Ai i ka inkurajuar të gjithë e veçanërisht të rinjtë që të dalin për ta pastruar ambientin e Komunës së Gjilanit.

Ndonëse Gjilani njihet si qyteti më i pasur në Kosovë ky aksion ka simbolikën e vet, sepse i bashkangjitemi iniciativës për pastrimin e Kosovës që është në nivel vendi dhe shumë shteteve të botës, poashtu edhe për vetëdijesimin e qytetarëve për ta ruajtur pastërtinë e qytetit./rajonipress/