FITORJA

Aksionet po vlerësohen si mbulim i mangësive të Speciales

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Çështja e bastisjes së banesave private dhe konfiskimi i telefonave për persona që po dyshohen se mund të kenë informata relevante për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë janë konsideruar si mbulim i mangësive të Gjykatës së Specializuar.

Kjo u tha nga analistët të cilët thonë se këto veprime janë zhvendosje e vëmendjes pas dëshmisë së përfaqësuesit të organizatës ndërkombëtare “Human Rights Watch”, Fred Abrahams.

Pohimi i Abrahams se dëshmia e tij është e bazuar në organet qeveritare serbe dhe është e paverifikuar personalisht është komentuar tejet shumë nga opinioni publik.

“Pas çdo debati kritik në opinionin publik në Kosovë, zyra e Prokurorit vepron si një ‘spin doctor’. Ata nuk funksionojnë më si prokurori por si parti politike. Investojnë shumë para në marketing e media, e kanë problem idenë se si duken por jo çka bëjnë si përmbajtje. Pra, ata investojnë në aksione të tilla për ta ndërruar debatin. Më me dëshirë sot flasin për konfiskim e jo për Fred Abrahams”, tha gazetari Artan Behrami.

Mobi Casa

Publicisti Muhamet Mavraj ka thënë se këto konfiskime dhe bastisje nuk janë metoda të cilat do të sjellin ndonjë rezultat.“Nuk u ka mbetur rrugë tjetër për kompensim përveçse të krijojnë fushata frikësuese që të tregojnë se janë këtu. Nuk shpien askund këto konfiskimet e telefonave, se në fund të fundit njerëzit mund t’i fshijnë të gjitha. Këta s’janë njerëz që janë të përfshirë e as që do të burgosen”, u shpreh publicisti Muhamet Mavraj.

Ndërkaq avokati Artan Çerkini e ka komentuar çështjen e privatësisë në raport të konfiskimit të telefonave personal të Naip Hasanit dhe vëllait të Salih Mustafës, Arben Mustafa.

“Privatësia është e drejtë relative, ajo edhe mund të cenohet nëse plotësohen kushtet e përcaktuara me ligj. Me marrjen e telefonit jo veç që cenohet privatësia, por edhe i vështirësohet jeta marrë parasysh funksionet që ka telefoni”, ka thënë Çerkini në RTK.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.