KKVITI

Aksion për pastrimin e Kamenicës në Ditën Botërore të Pastrimit

/ 1 minutë lexim
HW

Kamenicë – Me rastin e Ditës Botërore të Pastrimit, nën moton “Ta pastrojmë Kamenicën”, Komuna e Kamenicës përmes Drejtorisë për Shërbime Publike, Ambient, Inspektorat dhe Emergjenca, ka organizuar një aksion të gjerë pastrimi në gjithë territorin e komunës.

Kësaj nisme për një ambient më të pastër i është bashkuar, Kadri Rahimaj së bashku me zyrtarë komunalë, punëtorë të NPL Dardana.

Poashtu edhe nxënës të shkollave të Kamenicës, i janë bashkuar aksionit ku u pastruan disa deponi ilegale, si dhe oborret e shkollave, kopshteve e hapësira të tjera publike përreth objekteve.

HW

Komuna e Kamenicës falënderon të gjithë pjesëmarrësit dhe thekson se mbajtja e mjedisit të pastër është përgjegjësi e përbashkët e secilit qytetar.

Kamenica është komunë e gjelbër dhe si e tillë do të ruhet dhe mbahet nga të gjithë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.