United Hospital

Aksion në Kamenicë: Arrestohen dy persona, konfiskohen armë, mijëra euro dhe dokumente të sistemit paralel serb

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Dy persona janë arrestuar në Kamenicë nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës” dhe “Asgjësim apo fshehje e materialit arkivor”, në një aksion të zhvilluar nga organet e rendit dhe hetuesisë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, gjatë bastisjeve të realizuara në shtëpitë e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë janë gjetur dhe sekuestruar prova të shumta materiale, përfshirë një armë zjarri dhe një sasi të konsiderueshme parash në valuta të ndryshme.

Gjatë operacionit policor janë konfiskuar një pushkë, 19.440 euro, 91.500 dinarë serbë, 200 dollarë amerikanë dhe 1.300 franga zvicerane. Po ashtu, autoritetet kanë sekuestruar një vulë me stemën e shtetit të Serbisë, gjashtë laptopë, katër njësi kompjuterike, një telefon mobil si dhe dokumentacion të ndryshëm.

ARKATANA

Në mesin e materialeve të sekuestruara janë gjetur edhe dosje që përmbajnë kontrata të punëtorëve të lidhura me sistemin paralel serb, si dhe dokumente të tjera që do t’i nënshtrohen analizës dhe verifikimeve të mëtejshme nga organet kompetente.

Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe përcaktimin e rolit të secilit në aktivitetet e dyshuara.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur detaje shtesë lidhur me natyrën dhe përmbajtjen e plotë të dokumentacionit të sekuestruar, ndërsa rasti mbetet në procedurë hetimore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.