Aksion i policisë kundër skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm
Gjilan – Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion në Gjilan, dhe në fshatin Dobërqan këtë të marte. Njësiti i Krimeve Ekonomike dhe Antikorrupsion nga shtabi qendror që vepron nê Gjilan, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka zhvilluar një operacion për kontrollimin e lokaleve të lojërave të fatit të cilat operojnë në Komunën e Gjilanit në kundërshtim me Ligjin mbi lojërat e fatit.
Gjatë këtij Operacioni janë kontrolluar dy subjekte të Lojërave të Fatit (Bastore Sportive), me ç’rast në dy lokacionet janë konfiskuar tri shtëpiza kompjuterike ku dyshohet se janë të instaluara lojëra të ndaluar në bazë të Ligjit të Lojërave të Fatit.
Nga policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës në njërin nga lokacionet e kontrolluar kemi hasur në 6 Aparate të lojërave të fatit ku dyshohet se janë të pa licencuar.
Nga Njësia e Doganës në pamundësi që aparatet të konfiskohen për arsyeje teknike lokali është bllombuar përkohësisht.
Në lidhje me këtë operacion ka qenë e njoftuar Prokuroria Themelore-Gjilan dhe me vendimin e prokurorit rasti shkon në procedurë të rregulltë, në gjykatë tha Ismet Hashani./rajonipress/

