Fundamenti

Aksion i madh policor në Mitrovicë, priten arrestime

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Një aksion i gjerë policor i udhëhequr nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë në bashkëpunim me EULEX-in ka filluar sot para orës 5 të mëngjesit. Burime të KosovaPress-it, bëjnë me dije se në këtë aksion po marrin pjesë rreth 100 policë të Kosovës, duke përfshirë këtu edhe pjesëtarë të Njësisë speciale.

Ende nuk është kuptuar karakteri i këtij aksioni.

Mobi Casa

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti, e ka konfirmuar për KosovaPress këtë aksion por nuk ka dhënë detaje shtesë./telegrafi/