Aksion i madh, Policia e Kosovës arreston 40 xhihadistë që luftuan në Siri
Policia e Kosovës mbrëmë në gjithë territorin e Kosovës ka arrestuar rreth 40 persona të cilët kanë marr pjesë në luftën në Siri.
Sipas burimeve të KosovaPress-it, nuk ka pasur ndonjë incident rreth arrestimit dhe se aksioni është kryer në gjithë territorin e Kosovës.
Ky nuk është aksioni i parë që policia ndërmerr për arrestimin e tyre.
Arrestime të tila ka pas edhe më herët. Disa nga luftëtarët e Sirisë ndodhet tashmë në paraburgim dhe vazhdojnë të përballen me gjykatën


