Eko Higjiena

Aksion i gjerë policor, edhe në Gjilan arrestime për klonim të kartelave bankare

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prishtinë – Arrestohen shtatë (7) persona nën dyshimin e bazuar për ‘hyrje në sistem kompjuterik’ dhe ‘klonim të kartelave bankare’.

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, përkatësisht Sektori i Hetimeve të Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit nga Njësiti ekonomiko-financiar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, pas hetimeve intensive të kryera për një kohë të gjatë, lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi, që në vazhdimësi merrej me kryerjen e veprave penale, nga nenet 307 dhe 339 të KPRK, të hyrjes në sisteme kompjuterike, klonim dhe keqpërdorim të kartelave bankare, ka realizuar me sukses një operacion të gjerë policor.

Duke u bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente, me datën 16.03.2016 në rajonin e Prishtinës, Gjilanit dhe Ferizajt, (në shtatë lokacione), është realizuar operacioni policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e shtatë (7) personave të dyshuar.

Si vazhdimësi e këtij operacioni policor janë kontrolluar shtëpitë dhe lokalet ku është zhvilluar kjo veprimtari e kundërligjshme.

Uji Dea

Gjatë këtij operacioni janë arrestuar të dyshuarit:

• R. D. lindur me 1998 kosovar/shqiptar
• F. XH. lindur me 1996 kosovar/shqiptar
• E. A. lindur me 1991 kosovar/shqiptar
• SH. J. lindur me 1987 kosovar/shqiptar
• SH. J. lindur me 1990 kosovar/shqiptar
• O. Z. lindur me 1995 kosovar/shqiptar
• V. H. lindur me 1981 kosovar/shqiptar

Ndërsa janë sekuestruar si prova materiale:
1 pajisje për klonim të kartelave bankare
27 kartela bankare, dyshohen të falsifikuara
6 kompjuterë
11 telefona celularë
9 lap top
1 IPAD
7 USB
1 DVR
4 armë kalibrash të ndryshme
37 fishekë
4 hard disqe
8220 euro para të gatshme-dyshohet se rrjedhin nga veprat e lartcekura.

Personat e dyshuar, në bazë të urdhrit të prokurorit, ndalohen për 48 orë në mbajtje policore, për të vazhduar me procedura të mëtejme gjyqësore ka njoftuar policia e Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.