Mobi Casa

Aksion i bereqetshëm i policisë, 1702 gjoba në “Java e Sigurisë ne Trafik”

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Pjesëtarët e Policisë së Kosovës të Drejtorisë Rajonale në Gjilan, përveç punëve të përditshme rutinë, janë duke realizuar edhe planin operativ “Java e sigurisë në trafik”, i cili plan po implementohet në komunat Gjilan,Viti, Kamenicë, Novobërd, Ranillug, Partesh, dhe Kllokot tha Ismet Hashani.

Sipas Hashanit ky plan operativ është duke përmbushur detyrat e parapara lidhur me parandalimin e veprave të kundërvajtjes në komunikacionin rrugor.

Gjatë kësaj periudhe kohore dy javore, Policia e Kosovës në vazhdimësi kanë kryer kontrollime të automjeteve në pika kontrolli, është mbuluar tereni, në bazë të këtij plani me pjesëtarë të policisë së Kosovës në pikat më të frekuentuara në qytete, sidomos në udhëkryqe dhe rreth rrotullime, pranë semaforëve, vendkalime të këmbësorëve (zebra) vende këto ku sipas analizave paraprake është vërejtur se më së shumti haset mosrespektimi i shenjave dhe rregullave të trafikut.

ARKATANA

Hashani tha se Policia e Kosovës konform vendimit 180/2014, me rastin e shqiptimit të kundërvajtjeve në Komunikacionin rrugor, kundërvajtësit si masë e përkohshme i konfiskohet patentë shoferi deri në përmbushjen vullnetare të detyrimit.

Kjo mas e këtij vendimi do të zbatohet deri në hyrjen në fuqi të ligjit të ri për Komunikacionin rrugor.

Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shfuqizohet vendimi paraprak 139/2014 i konfiskimit të Librezës së qarkullimit të automjetit për vozitësit që kanë shkaktuar kundërvajtje në Trafikun rrugor./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.