Uji Dea

Aksidentohet për vdekje një serbe në Budrikë të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Si pasoj e kësaj përplasje plagë vdekjeprurëse pëson pasagjerja A. G. (1995) serbe shtetase e Kosovës me banim në Partesh, kurse lëndime të lehta pëson drejtuesi i automjetit të përfshirë ne aksident si dhe pasagjeri D. P. (1991) nga fshati Stanishor Komuna e Novoberdes ka thënë zëdhënësi i policisë Ismet Hashani.

Sipas policisë së Gjilanit më 20 korrik 2013 rreth orës 02:30 minuta në rrugën magjistrale Gjilan-Ferizaj, saktësisht në dalje të fshatit Budrigë e Ulet në drejtim të Ferizajt, policia është njoftuar se është shkaktuar aksident i rëndë rrugor.

Ismet Hashani tha se nga hetimet e para mësohet se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur atëherë kur automjeti i markës BMË X6 me targa të Zvicrës (ZH) që e drejtonte N. S. (1988) serb shtetas i Kosovës me banim në fshatin Budrigë e Ulet komuna Partesh i punësuar në Zvicër ishte duke lëvizur në aksin rrugor Ferizaj-Gjilan dhe me të arritur në hyrje të fshatit Partesh, si pasoj e shpejtësisë së madhe dhe po ashtu dyshohet të ketë qenë nën ndikim të alkoolit e humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit të tij del jashtë rrugës në anën e majtë të lëvizjes duke u rrokullisur disa here.

Fundamenti

Si pasoj e kësaj përplasje plagë vdekjeprurëse pëson pasagjerja A. G. (1995) serbe shtetase e Kosovës me banim në Partesh, kurse lëndime të lehta pëson drejtuesi i automjetit të përfshirë ne aksident si dhe pasagjeri D. P. (1991) nga fshati Stanishor Komuna e Novoberdes.

Në vendin e ngjarjes përveç njësive hetimore të trafikut rajonal ka prezantuar prokurori shtetëror dhe me urdhër të tij trupi i pa jetë i pasagjeres dërgohet ne IMJ në Prishtinë për obduksion.

Me vendim të prokurorit drejtuesi i automjetit ndalet në qendrën e paraburgimit në Gjilan për 48 orë. Rasti është duke u hetuar tha Hashani./rajonipress/