UBT

Aksidentohet për vdekje 20 vjeçari nga Dobrosini

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Një 20 vjeçar nga fshati Dobrosin i Bujanocit është goditur për vdekje në rrugën Malishevë – Uglar, të komunës së Gjilanit. Viktima po lëvizte me një motoçikletë derisa është goditur nga një veturë në lëvizje. Burimet e rajonipress mësojnë se viktima është Riad Hajdari(1993) nga Dobrosini i cili ka jetuar në Kufcë të Gjilanit. Së bashku me viktimën gjithashtu mësohet se ka qenë edhe një tjetër person i cili është jashtë rrezikut për jetë.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan tha për rajonipress se viktima është një 20-vjeçar dhe ka vdekur si pasojë e goditjes nga një veturë në lëvizje, përderisa po ngiste motoçikletën e tij

Uji Dea

Vdekja e të riut është konstatuar në vendngjarje, ndërkohë që trupi i pajetë, me vendim të prokurorit, do të dërgohet për obduksion. Përndryshe, zëdhënësi Hashani tha se dihet edhe vetura që ka goditur motoçikletën, ngasësja e të cilit automjet gjendet në emergjencën e spitalit të Gjilanit, ku po trajtohet për shkak të lëndimeve të marra.

Burimet e rajonipress mësojnë se viktima është Riad Hajdari(1993) nga Dobrosini i cili ka jetuar në Kufcë të Gjilanit. Së bashku me viktimën gjithashtu mësohet se ka qenë edhe një tjetër person i cili është jashtë rrezikut për jetë./rajonipress/