Aksidentohet një veturë në Përlepnicë, lëndohen katër pasagjerë

Gjilan – Në fshatin Perlepnicë të Gjilanit raportohet se një veturë civile duke mos iu përshtatur shpejtësisë së lëvizjes ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur, ku si pasojë vozitësi dhe katër pasagjerë shqiptarë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në Qendrën emergjente në Gjilan njoftoj policia e Kosovës.
Sipas policisë pas tretmanit mjekësor tre pasagjerët janë liruar ndërsa vozitësi mbetet në tretman mjekësor në qendrën emergjente në Gjilan dhe një pasagjer është dërguar në QKU- Prishtinë./rajonipress/