Eko Higjiena

Aksidentohet kosovarja e alkoolizuar, lëndohet dhe i merret leja e drejtimit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Pas konstatimit të alkoolit prej 1 promile në gjak, prokurori ka urdhëruar testimin e gjakut dhe urinës. Pastaj asaj i është konfiskuar leja e drejtimit të automjetit.

Rreth orës 06:15, një grua e re, po lëvizte me makinën e saj nëHerrenhof, në rrugën kryesore nga fshati Zuben në drejtim të atij Langrickenbach.

Sipas gjetjeve paraprake të Policisë Kantonale të Thurgaut, ajo ka humbur kontrollin mbi automjetin e saj në kthesën e djathtë teksa hynte në qendër të lokalitetit dhe kështu ka dalë nga rruga, transmeton albinfo.ch. Automjeti është përplasur me një sistem matës të nivelit të ujit, është rrokullisur dhe ka mbetur në çati.

27-vjeçarja ka pësuar lëndime të lehta deri në të mesme dhe është dashur të dërgohet në spital nga shërbimet e urgjencës, shkruan polizei-schweiz.ch. Dëmi pasuror shkon në disa mijëra franga.

FIDANISHTJA

Shërbimet e urgjencës i kanë bërë testin e alkoolit të frymëmarrjes kosovares, i cili ka treguar vlerën rreth 0.50 mg/l (1 promilë), përcjell albinfo.ch. Prokurori publik i Kreuzlingenit urdhëroi marrjen e mostrës së gjakut dhe urinës. Pastaj asaj i është konfiskuar leja e drejtimit të automjetit nga Zyra e Qarkullimit Rrugor.

Shkaku i saktë i aksidentit po sqarohet nga Policia Kantonale e Thurgaut.

Foto: Kapo Thurgau

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.