UBT

Aksidentohet Ilir Azemi, është në gjendje të rëndë

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Ilir Azemi, është aksidentuar rëndë në Nurnberg, duke qenë tani në gjendje të rëndë në spital.

Sulmuesi i Greuther Furthit dhe Përfaqësueses së Kosovës, Ilir Azemi, ka pësuar një aksident të rëndë në mëngjesin e ditës së sotme.

Ilir u përplas në një nga rrugët e Nurnbergut me një furgon, duke pësuar lëndime të rënda trupore.

Uji Dea

Ai mbeti për një kohë i ngujuar në makinën e tij tip Audi dhe u deshtë intervenimi i njësive emergjente për ta nxjerr, njofton Bild.

Ilir tani është në kujdesin intensive dhe gjendja e tij është e rëndë.