Fundamenti

Aksidentohen tri vetura në Budrikë, lëndohen tre vozitës dhe tre pasagjerë

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Në rrugën Gjilan – Ferizaj në fshatin Budrikë e Epërme janë aksidentuar tri vetura, derisa ndihmë në emergjencën e Gjilanit dhe të Prishtinës kanë kërkuar vozitësit dhe pasagjerët e automjeteve.

Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal në Gjilan kanë pranuar një informatë lidhur me një aksident trafiku. Njësitet e trafikut me urgjencë i janë përgjigjur rastit duke dal në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para dyshohet se deri te aksidenti rrugor të ketë ngjarë kur tri vetura ishin duke lëvizur në të njëjtin drejtim Gjilan – Ferizaj, dhe me të arritur në fshatin Budrik Komuna e Vitisë, vetura BMË X me tabela 06, duke mos e përshtatur shpejtësinë, dhe kushteve në rrugë, e godet mjetin Kombi, po me tabela 06 dhe nga goditja ai përplaset për veturën po ashtu BMË X me tabela 05, ku përveç dëmeve të konsiderueshme materiale në tri njësitet lëndime trupore pësojnë tre vozitësit e mjeteve që të gjithë shqiptar shtetas të Kosovës, dhe tre pasagjerët e mjetit kombi ku njëra nga to mbetet për trajtim mjekësorë në QE në Gjilan, gjersa një pasagjere tjetër pas trajtimit mjekësor në QE në Gjilan për shkak të lëndimeve trupore dërgohet në trajtim të mëtutjeshëm në QKUK Prishtinë.

ARKATANA

Lidhur me rastin është kontaktuare Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruare që rasti të shkojë në procedurë të rregullt dhe të dërgohet në Gjykatë njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.