Aksidentohen dy vetura në rrugën Qarkore në Gjilan

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Dy vetura njëra nga Ferizaji e tjetra nga Gjilani janë aksidentuar në rrugën Qarkore përballë pompës së benzinës “Ardagas” në Gjilan. Ismajl Fejzullahu nga njësia e trafikut rajonal tha për rajonipress se fatmirësisht të gjithë pasagjerët kanë shpëtuar pa lëndime dhe pasi kanë marrë ndihmën parë në emergjencë të gjithë janë liruar nëpër shtëpitë e tyre.

Dy vetura janë aksidentuar në rrugën Qarkore në Gjilan afër pompës së benzinës “Ardagas”. Nga ky aksident nuk ka pasur lëndime.

KKGJILAN

Ismajl Fejzullahu kapiten në njësinë e trafikut rajonal në Gjilan tha për rajonipress se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura njëra nga Gjilani e tjetra nga Ferizaji. “Fatmirësisht nuk ka pasur lëndime nga ana e pasagjerëve e as shoferëve. Të dyja palët pasi kanë marrë ndihmën e parë në emergjencën e Gjilanit janë liruar nëpër shtëpitë e tyre” tha Fejzullahu.

Rajonipress ka qëlluar në vendin e ngjarjes ku shihet aksidenti i cili megjithatë ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, derisa familjarët u shprehën të lumtur që kanë shpëtuar pa u lënduar./rajonipress/