ARKATANA

Aksidentohen dy vetura në rrugën Gjilan – Ferizaj, lëndohet një femër

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Policia e Kosovës ka pranuar një informatë se ka ndodhur një aksident trafiku në aksin rrugor Gjilan Ferizaj. Dyshohet se deri te aksidenti të ketë ardhur atëherë kur vetura “Ford Transit” me targa 06 të cilën e drejtonte vozitësi shqiptar shtetas i Kosovës duke mos e mbajtur distancën e nevojshme mes automjeteve e godet veturën “Opell Astra”, po me targa 06 të cilën e drejtonte vozitësja femër Shtetase e Kosovës tha Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan.

Fundamenti

Me ketë rast shkakton aksident me dëme materiale, dhe lëndime të lehta merë pasagjerja e cila ka kërkuar ndihmë mjekësore në qendrën emergjente në Gjilan. Rasti është duke u hetuar nga njësitet e Policisë së trafikut rajonal tha Hashani./rajonipress/