Aksidentohen dy vetura në një fshat të Vitisë, shkaktar ngasja e pa kujdesshme
Viti – Në fshatin Bugincë, të Vitisë raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave me drejtues meshkuj kosovar. Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur nga ngasja e pa kujdesshme.
Si pasoj e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar edhe njëri nga drejtuesit të cilit i është ofruar trajtim mjekësor, e më pas është liruar për në shtëpi njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/

