Gjilan – Në rrugën e Kamenicës, në Gjilan raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave me targa vendore.
Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy viktimat mashkull kosovar, të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/